Gruaja nuk i beson burrit, ja si sigurohet që ai nuk e tradhton (FOTO)

Kur Amanda Tallman nga Lake Orion, Michigan u martua me Daniel në vitin 2011, ajo shkruajti një mesazh në brendi të unazës së martesës për t’u siguruar që ai nuk e tradhton.

Fun

06/02/2016 15:40

Në unazë shkruan “Vëre prapë në gisht.” Gjeniale!

Mund të duket pak kontrolluese, por burri i saj e bëri të qartë që e gjithë kjo ishte thjesht një shaka, transmeton lajmi.net.

“Ajo luan rrengje gjatë gjithë kohës. Ka një sens humori të mrekullueshëm,” thotë Dan Tallman. “Disa njerëz po komentojnë se ajo është shumë e pasigurtë ose diçka e tillë, por është krejt e kundërta. Njerëzit na thonë që ne kemi martesën më të mirë që ata kanë parë ndonjëherë.

Një shok i çiftit e ka postuar një foto të unazës në Imgur disa ditë më parë, ku u bë virale dhe inspiroi shumë njerëz të tjerë të shpërndajnë gjërat e bukura të gdhendura në unazat e tyre./lajmi.net