“Gruaja ka qenë duke e tradhtuar”, Andi Artani i referohet si “vlla” dhe jep detaje për vrasjen e Pajtim Krasniqit

Rasti tragjik që ndodhi në Florida të ShBA-së ku i riu nga Peja, Pajtim Krasniqi mbeti i vrarë bashkë me gruan e tij, ka tronditur gjithë vendin. Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe ish-banori i “BBVK” Andi Artani. Ai ka publikuar disa fotografi bashkë me Pajtim Krasniqin, ku ka shkruar që ky rast…

Lajme

02/12/2024 09:53

Rasti tragjik që ndodhi në Florida të ShBA-së ku i riu nga Peja, Pajtim Krasniqi mbeti i vrarë bashkë me gruan e tij, ka tronditur gjithë vendin.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe ish-banori i “BBVK” Andi Artani. Ai ka publikuar disa fotografi bashkë me Pajtim Krasniqin, ku ka shkruar që ky rast tragjik ia ka këputur shpirtin, transmeton lajmi.net.

Duke mos e lënë me kaq, Andi dha edhe detaje “shokuese” në lidhje me vrasjen e Pajtimit.

Ai tha se gruaja e tij po e tradhtonte.

“Për hirë të se vërtetës po ua sqaroj njëherë dhe mirë se çka ka ndodh me vllaun tonë. Gruaja e tij Sabrina Krasniqi(Dzaferovic) ka qenë duke e tradhtuar Pajtimin. Në momentin që Pajtimi ka marrë vesh, Pajtimi me një qetësi ja ka theksu që don shkurorëzim dhe që ka me lajmëru babain e saj që don mu nda. Sabrines nuk ja ka përceptu truri ky fakt dhe na e morri shokun, familjarin, vëllaun tonë nga jeta duke i fut 5 plumba ne trup dhe pastaj vazhdoj me aktin më egoistik, ku i morri jetën dhe vetes”, shkroi ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

“Pajtim Krasniqi

Po e filloj njëherë duke thënë që sa me fat kam qenë që t’kom pas pjesë të jetës more Pajtim Krasniqi. Ke qenë për me u marr shembull, djalë i respektushem, besnik, i diciplinuar, i dashtun dhe mbi të gjitha besimtar jashtëzakonisht i madh në Zot. Oh kemi aq shumë histori dhe kujtime bre Pajtim burri.

Fjalët janë pak me përshkru dhimbjen dhe vuajtjen që jemi tu e përjetu pa prezencën tënde këtu me ne. Na ke këput shpirtin me këtë tragjedi, që nuk e meriton armiku me i madh e le mo ti që ke qenë shembull bre, që nuk i ke hi ne hak askujt bre asnjëhere.

Për hirë të se vërtetës po ua sqaroj njëherë dhe mirë se cka ka ndodh me vllaun tonë.

Gruaja e tij Sabrina Krasniqi(Dzaferovic) ka qenë duke e tradhëtuar Pajtimin. Në momentin që Pajtimi ka marrë vesh, Pajtimi me një qetësi ja ka theksu që don shkurorëzim dhe që ka me lajmëru babain e saj që don mu nda. Sabrines nuk ja ka përceptu truri ky fakt dhe na e morri shokun, familjarin, vëllaun tonë nga jeta duke i fut 5 plumba ne trup dhe pastaj vazhdoj me aktin më egoistik, ku i morri jetën dhe vetes.

Zoti jam i bindur që të ka shpërbly me Xhehnetë.

Unë, Andi Artani do të kujtoj cdo ditë me mall dhe do mundohem mungesen tënde këtu me ne ta kthej ne forcë, e ti kujtoj me një buzëqeshje e hare kujtimet me ty, sepse janë me pa dyshim ndër momentet ma të mira të jetës që kemi kalu.

Të don shumë VËLLAU YT ANDI”, ka shkruar Andi.