Gruaja i lufton me kancer, Nainggolan: Kam frikë se infektohem nga koronavirusi

Mesfushori i Cagliari, Radja Nainggolan pranon se ka "frikë" se mund të infektohet nga koronavirusi dhe t'ia kalojë atë gruas së tij, e cila po lufton me kancerin.

Sport

25/03/2020 22:09

Italia konsiderohet epiqendra në mbarë botën e pandemisë COVID-19, pasi së fundmi ka kapërcyer Kinën si vendin me vdekjet më të mëdha nga virusi.

Çështja është veçanërisht e ndjeshme për Nainggolan, partnerja e të cilit Claudia ka kancer dhe për këtë arsye është me rrezik më i lartë nëse e kap koronavirusi, transmeton lajmi.net.

“Koronavirusi është një problem i madh, ne po flasim vetëm për këtë”.

“Spitalet janë duke u shmangur dhe terapitë po shtyhen paksa”.

“Prandaj shpresohet se gjithçka do të shkojë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ajo [Claudia] ende ka një sistem të dobët imunitar”.

“Prandaj, ajo po shmang spitalet. Ka lista pritjeje që përcaktojnë kur ajo mund të shkojë në një spital tjetër”.

”Tani, kur shkoj në pazar, ekziston rreziku që të kap virusin. Kur kthehem në shtëpi, kam frikë se mund t’ia kaloj asaj, por jam i kujdesshëm dhe mendoj se gjithçka do të shkoj mirë”, u shpreh ai në një video në Instagram. /Lajmi.net/