Gruaja gjen ilaçin natyral për dhimbjet menstruale

Një grua 26-vjeçare po pretendon se ka lehtësuar dhimbjet e tmerrshme menstruale, duke fërkuar gjakun e menstruacioneve nëpër fytyrë gjatë një rituali meditimi.

Lifestyle

22/05/2019 09:12

Jasmina Zhade Adler, nga Melbourne, Australi, tha se po vuante nga dhimbje të tmerrshme menstruale dhe se mjekët i kishin thënë të përdorte medikamente dhe asgjë më shumë, transmeton portali Arbresh.

Ajo tha se u mundua të gjente ilaç për dhimbjet e rënda të saj duke kërkuar kudo, derisa e takoi një grua e cila e inkurajoi atë të “lidhej” me gjakun e saj.

Në një emision të televizionit SBS, Jasmina tha se vërejti që dhimbjet e tmerrshme kishin filluar të zhdukeshin kur filloi të bënte meditim rreth një vit më parë.

“Çdo muaj, e krijoj një hapësirë meditimi dhe përdori gjakun e menstruacioneve për t’u lidhur me të, qoftë duke e vendosur në dorë ose duke e fërkuar në ballë”, tha ajo.

“E kam bërë këtë që 10 muaj dhe të gjitha dhimbjet e rënda janë zhdukur”, shtoi aj

Jasmina, e cila e mbledh gjakun e saj përmes një gote menstruale, tha se zakonisht e vendos njërën dorë në zemër dhe tjetrën në mitër kur e kryen këtë ritual të çuditshëm.