Gruaja bie nga kati i tretë i shtëpisë në Mitrovicë

Një grua raportohet të ketë rënë nga kati i tretë i shtëpisë në Mitrovicë të jugut. Sipas policisë rrethanat e këtij rasti janë ende të pasqaruara. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti. Ai theksoi gjithashtu se gruaja në këtë rast ka pësuar lëndime trupore. “Është raportuar…

Lajme

03/10/2024 15:12

Një grua raportohet të ketë rënë nga kati i tretë i shtëpisë në Mitrovicë të jugut.

Sipas policisë rrethanat e këtij rasti janë ende të pasqaruara.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Ai theksoi gjithashtu se gruaja në këtë rast ka pësuar lëndime trupore.

“Është raportuar se viktima…në rrethana të pasqaruara ka kërcyer nga kati i 3-të i shtëpisë, e cila ka pësuar lëndime. E njëjta nga familjarët është dërguar  në spitalin rajonal, më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Rasti është  iniciuar në  drejtim të veprës penale, vetëvrasje në tentativë”- ka thënë ai.

Kurse nga Spitali Rajonal i Mitrovicës kanë bërë të ditur se gruaja në këtë rast ka marrë trajtim mjekësor në spital, por më pas për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për në QKUK./Lajmi.net/