Gruaja 27-vjeçare tregon se si humbi 95 kilogramët

Një 27-vjeçare nga Australia vendosi të përmirësonte dietën ushqimore, e inspiruar nga një lojë në park.

Lifestyle

20/05/2019 22:03

Ajo nuk mund të bënte xhiro në këtë lojë për shkak të peshës, pasi peshonte 160 kg, transmeton lajmi.net.

Laura Durheim vendosi që të heqë dorë nga ushqimet e shpejta dhe pijet e gazuara, gjë që i ndihmoi të humbte 95 kilogramë.

“Unë kam pasur probleme me peshën që kur e mbaj mend”, deklaroi Durheim.

Përveç tyre, gjatë ditës pinte rreth 3-5 litra pije të gazuara. Rënien në peshë e shoqëroi me shkuarjen në palestër, gjë që i ndryshoi tërësisht konstruktin trupor.

Ka kaluar një vit që nga regjistrimi në palestër dhe gruaja australiane nuk e humb asnjë ditë në palestër.

Ajo tashmë përdor vetëm fruta, perime, ujë dhe lëngje. /Lajmi.net/