Grimaldo në shënjestër të Juventus

Juventus vazhdojnë të jenë në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Skuadra e Juventus planifikon të ndajë rrugët me Alex Sandro në fund të këtij sezoni dhe tani po shqyrton alternativat për zëvendësuesin. Sipas raportimeve të ‘Gazzetta’, Juventus kanë Grimaldon në listën e dëshirave, përcjell lajmi.net. Thuhet se Juventus do ta shfrytëzojnë përballjen me Benfica…

Sport

23/10/2022 21:15

Juventus vazhdojnë të jenë në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Skuadra e Juventus planifikon të ndajë rrugët me Alex Sandro në fund të këtij sezoni dhe tani po shqyrton alternativat për zëvendësuesin.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta’, Juventus kanë Grimaldon në listën e dëshirave, përcjell lajmi.net.

Thuhet se Juventus do ta shfrytëzojnë përballjen me Benfica për të avancuar në negociata për lojtarin.

Krahu i majtë i mbrojtjes është primar për t’u përforcuar në merkaton e verës, te Juventus. /Lajmi.net/