Griezmann flet më në fund, tregon të ardhmen e tij
Antoine Griezmann nuk pranoi jepte detaje për klubin e tij të ri, pasi ndihmoi Francën në fitoren ndaj Bolivisë të dielën në një ndeshje miqësore.

Sport
Griezmann njoftoi muajin e kaluar se do të largohet nga Atletico Madrid pas pesë sezoneve në klubin spanjoll, me raportet që e lidhin me një kalim drejt Barcelonës apo Manchester Unitedit.
Pasi shënoi dhe asistoi në fitoren 2-0 kundër Bolivisë në Nantes, Griezmann nuk dha asgjë për të ardhmen, transmeton lajmi.net.
“Nuk e di, kjo është një pyetje e mirë,” u tha ai gazetarëve.
“Të shohim, gjithçka në kohën e saj”.
Ylli francez ishte bërë lojtar i Barcelonës nga mediat vendore atje, por megjithatë një deklaratë e presidentit të klubit katalanas ndryshoi gjithçka. Tashmë klubi i ri i Griezmann do merret vesh shumë shpejt. /Lajmi.net/