Grida Duma flet për trazirat në Shqipëri, tregon pse po hesht Lulzim Basha
Grida Duma e Partisë Demokratike në Shqipëri ka folur për trazirat në Shqipëri që nisën pas vrasjes së një 25-vjeçari nga policia në Tiranë.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2020/12/Grida-Duma.jpeg)
Lajme
Në T7, Duma thotë se protestat nuk janë politike por qytetare.
“Është protestë plotësisht qytetare. Nuk është protestë partiake”, thotë Duma.
“Gjithçka që ndodhi dukej si kronikë e paralajmëruar. Dhuna dhe agresioni brenda institucioneve do të çonte deri diku e në fillesë e quajtën plotësisht një çështje të viktimës, duke i adresuar atij elemente që nuk i kishte”, thotë ajo.
Duma ka kërkuar përgjegjësi, pasi sipas saj në ditën e krimit, shteti tentoi të mbulonte të vërtetën.
“Duhet të mbahet përgjegjësi për fshehjen e një krimi që nuk u krye në mënyrë aksidentale”, thekson ajo.
Por pse po hesht lideri i PD-së Lulzim Basha duke mos qenë pjesë e protestave.
“PD është një parti e cila sot duhet të ketë risinë, përshtatjen me kohën etj. Gjykimi im për sjelljen e kryetarit të PD-së është i arsyeshëm i momentit. Gjithmonë është gjykuar dhe paragjykuar nëse përfitohet nga kauzat”, thekson ajo.