Gresa dhe Besiana shkëlqejnë në setin e ri fotografik

Gresa Behluli gjatë kësaj kohe ka qenë tejet e komentuar në shtypin rozë.

ShowBiz

18/04/2019 18:19

Këngëtarja shqiptare, Gresa Behluli u përfol për shkak të martesës e cila bëri bujë në shtypin mediatik, shkruan lajmi.net.

Por, nuk ka dyshim se vëmendje rrëmbeu e gjithë familja Behluli, të cilët sollën foto të ndryshme në rrjetet sociale.

E së fundmi është edhe motra e Gresës, Besiana e cila bëri debutimin në muzikë me projektin e ri  “Loca”.

Ndërkaq tani, dyshja kanë realizuar një set të ri fotografik ku duken tejet elegante dhe të veçanta.

Nuk dihet nëse në të ardhmen do kemi një duet mes motrave Behluli, zëri i të cilave është unik. /Lajmi.net/