Gresa Behluli sjell ritme verore me këngën “Fajet”
Gresa Behluli ashtu si edhe shumë artistë të tjerë ka menduar që kjo periudhë është e përshtatshme për të publikuar këngë të re.

ShowBiz
Këngëtarja sapo ka lansuar projektin më të ri me titull “Fajet”, të cilin e sjell të shoqëruar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.
Në këtë këngë, Gresa vjen tejet tërheqëse, ndërsa i gjithë projekti i përshtatet sezonës së verës me ritme verore.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka zbuluar se bashkëpunëtorët e saj në këtë projekt janë “Chill Production”.
Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni këngën më të re “Fajet”, kënduar nga Gresa Behluli. /Lajmi.net/
