Greqia goditet nga një tërmet
Greqia është dridhur nga një tërmet në orët e vona të së hënës. Raportohet se fuqia e këtij tërmetit ishte 4.2 shkallë të Rihterit. Epiqendra e lëkundjes llogaritet të ketë 16 kilometra nga Nea Propondia, afër Selanikut. Sipas Qendrës Gjeologjike të SHBA-së, tërmeti është ndjerë edhe në Bullgari, Turqi dhe Maqedoni të Veriut. Ende nuk…
Bota
Greqia është dridhur nga një tërmet në orët e vona të së hënës.
Raportohet se fuqia e këtij tërmetit ishte 4.2 shkallë të Rihterit.
Epiqendra e lëkundjes llogaritet të ketë 16 kilometra nga Nea Propondia, afër Selanikut.
Sipas Qendrës Gjeologjike të SHBA-së, tërmeti është ndjerë edhe në Bullgari, Turqi dhe Maqedoni të Veriut.
Ende nuk dihet nëse nga ky tërmet ka të lënduar ose edhe dëme materiale.