Greqi, kapen 5 shqiptarë me 74 kg kanabis
Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në rajonin e Follorinës mëngjesin e sotëm, të cilët raportohen se janë emigrantë të parregullt nga mosha 21 deri 43 vjeç.

Lajme
Policia greke sqaron se shqiptarët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek. Policia ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 74 kg kanabis sativa të ndara në 53 pako. Në njoftimin zyrtar thuhet se policia ka sekuestruar edhe 4 telefona celularë. Të arrestuarit do të dalin përpara prokurorit të Kosturit.