Grenell tha se Osmani po “manipulon” fjalët e Presidentit Trump, ajo sot mban konferencë për media
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të mbaj sot konferencë për media. Këtë konferencë, Osmani do ta mbaj sot nga ora 16:30 tek kabineti i Presidentes. Presidenca e pati paralajmëruar këtë konferencë që kur Richard Grenell tha se Osmani po i manipulon fjalët e Presidentit të SHB A-ve, Donalt Trump. Ai i është referuar një…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të mbaj sot konferencë për media.
Këtë konferencë, Osmani do ta mbaj sot nga ora 16:30 tek kabineti i Presidentes.
Presidenca e pati paralajmëruar këtë konferencë që kur Richard Grenell tha se Osmani po i manipulon fjalët e Presidentit të SHB A-ve, Donalt Trump.
Ai i është referuar një deklarate të Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.
“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 2019 dhe 2020 përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit në Zyrën Ovale. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi që ka pasur diçka të re është absurde”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X.
Të hënën, këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina tha se Osmani do të mbaj një konferencë për media sapo të kthehet nga SHBA-të. /Lajmi.net/