Grenell takon shqiptarët në Michigan, flasin për zgjedhjet në Amerikë dhe dialogun Kosovë–Serbi

Përfaqësuesit e shqiptarëve republikanë në shtetin e Michinganit të Amerikës janë takuar me emisarin e posaçëm të presidentit të SHBA’së, Donald Trump, për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ku u u diskutua për zgjedhjet në Amerikë dhe detaje lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

24/10/2020 08:11

Në takim, Grenelli tregoi se sa e rëndësishme është për botën që presidenti Trump të fitojë përsëri.

Ndërsa në pjesën e dytë të takimit, Grenell u tregoi shqiptarëve rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe rolin e presidentit Trump në arritjen e marrëveshjeve ekonomike të dy shteteve.

Tutje, Grenell u premtoi shqiptarëve se Amerika do t’i bëjë investimet në Kosovë dhe Serbi komfort marrëveshjeve të nënshkruara në mes të shteteve.

E shqiptarët në Amerikë nuk harruan ta falënderojnë ambasadorin Grenell për angazhimin e SHBA’së në formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Përfaqësuesit e shqiptarëve republikanë në shtetin e Michingan’it u takuan me ambasadorin Grenell.

Takimi u mbajt ditën e martë, me 20.10,2020, ne qytetin e Bloomfielld Hills. Meqenëse agjenda e ambasadorit ishte e shumë e ngarkuar për hir të fazës elektorale, organizatori kishte paraparë që në takim të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e komunitetit kalldian dhe kandidatët republikanë, qe garojnë për ulëse në Kongresin Republikan dhe për nivele tjera.

Z. Grenell, në fillim falënderoi për angazhimin dhe punën e madhe qe kanë bërë përfaqësuesit e të dy komuniteteve dhe kërkoi qe të vazhdohet me intensitet edhe më të shtuar për të bindur secilin votues, të dalë në votime dhe të votohet presidentin Trump. Në vazhdim foli për rëndësinë që kanë këto zgjedhje për Amerikën dhe botën në përgjithësi, me theks të veçantë se sa është e rëndësishme për Amerikën të fitojë presidenti Trump.

Në pjesën e dytë të fjalimit të tij, u fokusua në qasjen qe ka presidenti Trump dhe administrata e tij për bisedimet, Kosove–Serbi. Sipas z. Grenell, administrata e presidentit Trump, mendon se fillimisht duhet arritur marrëveshjet ekonomike, në mënyrë që të eliminohen të gjitha barrierat dhe të krijohet ambient i përshtatshëm, për tërheqjen e investimeve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve, në Kosovë dhe Serbi, e pastaj shumë më lehtë mund të bisedohet për problemet politike se mund te arrihet marrëveshja përfundimtare.

Ai premtoi se investimet do t’i bëjë Amerika si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

Në vazhdim fjalën e morën përfaqësuesit shqiptarë, z. Ruzhdi Gjoka dhe Don Fred Kalaj.

Z. Gjokaj, fillimisht foli për angazhimin e madh të shqiptarëve republikanë për ta ndihmuar presidentin Trump në këto zgjedhje. Në vazhdim falënderoi presidentin Trump dhe ambasadorin Genell, për angazhimin e tyre ne bisedimet, Kosovë-Serbi, e posaçërisht për ndihmën që dhanë në krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Pastaj, përkujtoi ndihmën e madhe që kanë dhënë presidentët republikanë, për shtetet shqiptare e kombin tonë në përgjithësi. Gjithashtu kërkoi që edhe presidenti Trump të vazhdojë ndihmën për shtetet dhe kombin tonë. Z. Gjokaj tha se kërkesat e komunitetit tonë për bisedimet Kosovë-Serbi, do t’ia dorëzojë me shkrim ambasadorit Grenell.

Në vazhdim Don Fred Kalaj, foli për arsyen qe i nxitë shqiptarët të votojnë presidentin Trump. Gjithashtu ceku rrezikun që mund t’i kanoset Amerikës dhe botës nëse fiton kandidati demokrat.

Përfaqësuesit shqiptarë premtuan një angazhim të shtuar të komunitetit tonë, në mënyrë që presidenti Trump te fitojë Michigan-in.

Në fund nga të pranishmit u bënë edhe shumë pyetje, që kryesisht kishin të bënin me bisedimet, Kosovë–Serbi, të cilave ambasadori iu përgjigj me kënaqësi.