Grenell godet edhe njëherë Kurtin: Pse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet?!

Ish-Emisari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka kërkuar nga administrata e Joe Biden që të dënojë deklaratat e Albin Kurtit për bashkim me Shqipërinë.

Lajme

04/03/2021 17:00

Grenell ka shpërndarë një artikull të EuroNews ku kryetari i VV-së thotë se do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij”, ka shkruar Grenell. /Lajmi.net/ 

Grenell për ditë me radhë ka bërë akuza të ashpra ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje duke e quajtur “majtist antiamerkianë” dhe duke i thënë se ka qenë kundër të gjitha administratave në SHBA.

Grenell madje ka thënë se Kurti me gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në funksion të pengimit të votimit të demarkacionit me Malin e Zi ka zgjedhur “rrugë terroriste”, përpara se t’i dëgjojë SHBA-të. /Lajmi.net/ 

“Zgjodhi rrugë terroriste” e “majtist antiamerikanë”, akuzat e njëpasnjëshme të Grenell ndaj Kurtit