Gratë që përdorin antibiotik më shumë se dy herë në muaj, rrezikohen 35% më shumë nga sulm në zemër

Gratë që përdorin antibiotikë më shumë se dy herë në muaj janë në rrezik të pësimit të sulmit në zemër ose goditjes në tru, sugjeron një hulumtim.

Lifestyle

25/04/2019 16:09

Ekspertët besojnë se përdorimi afatgjatë i medikamentet zhdukë bakteret e shëndetshme në zorrë – duke krijuar një ç’ekuilibër që rrit inflamacionin, ngushton enët e gjakut dhe dëmton zemrën, transmeton lajmi.net,

Ata mendojnë se kjo krijon një efekt kumulativ, kështu që sa më shpesh përdor antibiotik një grua gjatë jetës së saj, aq më i madh është rreziku eventual.

Hulumtuesit, të cilët gjurmuan 36,500 gra në ShBA, zbuluan se ato që përdoren antibiotik, e që ishin mbi të 60’tat, për më shumë se dy muaj kishin 32 për qind më shumë gjasa të përjetonin sëmundje të zemrës në tetë vitet e ardhshme sesa ata që nuk merrnin medikamentin.

Për ato të moshës 40-59 vjeçe, ka pasur një rritje prej 28 përqind.

Për gratë më të reja të moshës nën 40 vjeç, nuk kishte efekt të dallueshëm.

Antibiotikët janë të dizajnuar për të vrarë bakteret e rrezikshme që shkaktojnë sëmundje dhe infeksione.

Por në këtë proces ata gjithashtu shkatërrojnë bakteret e dobishme, duke ndryshuar ekuilibrin e ekosistemit të zorrëve dhe duke rritur rrezikun e viruseve, infeksioneve të dëmshme dhe organizmave fungal infektiv. /Lajmi.net/