Gratë që kanë këtë ndjesi pas seksit, mund të vuajnë nga endometrioza

Endometrioza është një gjendje që prodhon inde të ngjashme me rreshtin e mitrës në pjesë të tjera të trupit.

Lifestyle

10/03/2019 21:48

Gratë janë paralajmëruar se ndjesia e të qenit e sëmur pasi të kenë kryer aktin seksual mund të jetë një shenjë e endometriozës, transmeton lajmi.net.

Gjendja, e cila prodhon inde të ngjashme me rreshtimin e mitrës rriten në vende të tjera, siç janë vezoret dhe tubat fallopiane, është një gjendje afatgjatë shëndetësore.

Mund të jetë e vështirë të diagnostikohet, por NHS thotë se kjo ndodh për shkak se simptomat e saj “ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme”.

Disa nga simptomat kryesore janë dhimbjet në bark dhe në pjesën e poshtme të shpinës, menstruacione të rënda dhe të dhimbshme, dhimbje gjatë përdorimit të tualetit dhe vështirësi në të ngelurit shtatzënë.

Dr Leila Frodsham, këshilltare obstetër dhe gjinekologe, si dhe zëdhënëse e Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve, tha se ndjesia e të qenit sëmurë pasi seksi nuk është shenjë e shtatzënisë, por një rrezik nga endometrioza.

Në qoftë se iu ndodh kjo, Dr. Frodsham bënë thirrje që gratë të vizitojnë profesionistët mjekësor. /Lajmi.net/