Gratë me astmë që përdorin inhalatorët afatshkurtër rrezikohen nga steriliteti
Gratë me astmë që përdorin vetëm inhalatorët afatshkurtër, të cilët shpesh janë blu, 30 për qind kanë më shumë gjasa të vuajnë nga infertiliteti, sugjeron një hulumtim i ri.
Lifestyle
Ndërsa femrat me astme që marrin inhalatorët të cilat përmbajnë steroid, kanë të njëjtat perspektivë të shtatzënisë si pacientët që nuk vuajnë nga astma, njofton Klan Kosova.
Duke u mbështetur vetëm tek lehtësuesit, që hapin rrugët e frymëmarrjes, gjithashtu bën që gratë të marrin më shumë se 20 për qind, mesatarisht, për t’u mbetur shtatzënë, shton hulumtimi.
Steriliteti u përcaktua si marrja e më shumë se një viti për t’u mbetur shtatzënë pavarësisht se kishte seks të rregullt dhe të pambrojtur.
Autori kryesor, Dr Luke Grzeskowiak nga Universiteti i Adelaide, tha: “Pesë deri në 10 për qind e të gjitha grave në mbarë botën kanë astmë dhe është një nga kushtet më të shpeshta kronike mjekësore në gratë e moshës riprodhuese”.
Steriliteti prek rreth 11 për qind të grave dhe nëntë për qind të meshkujve të një moshe riprodhuese në SHBA.
Në Mbretërinë e Bashkuar, afërsisht një në shtatë çifte kanë probleme të konceptimit, njofton Klan Kosova.