Gratë e Londrës dhurojnë 3400 funta për “Thirrjet e Nënave”
Gratë e Londrës solidarizohen me shoqatën “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.
Lajme
Për nder të 8 Marsit gratë nga Londra mblodhën 3400 funta për të vejat e luftës së fundit në Kosovë.
Sipas organizatores së ngjarjes Adelina Toplica – Badivuku ky solidarizim ka ndodhur në ditën e gruas edhe vitin e kaluar, ku ishin mbledhur 2500 funta, për shoqatën “Thirrjet e Nënave”.
Ky organizim ka ndodhur në lokalin shqiptar “Queen Arms” transmeton UK Albanians Network.