Grantet për energji të pastër, nesër nënshkruhet marrëveshja me agjencinë nga Luksemburgu

Kosova dhe Luksemburgu do të nënshkruajnë marrëveshje për skemën e granteve për energji të pastër. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Marrëveshja mes KIESA-s dhe LUX DEV-it për tranzicionin e energjisë dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike në Kosovë do të nënshkruhet në ambientet e MINT-it, në orës 14:00. Pjesëmarrës…

Lajme

07/09/2025 21:20

Kosova dhe Luksemburgu do të nënshkruajnë marrëveshje për skemën e granteve për energji të pastër.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Marrëveshja mes KIESA-s dhe LUX DEV-it për tranzicionin e energjisë dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike në Kosovë do të nënshkruhet në ambientet e MINT-it, në orës 14:00.

Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë ministret ne detyre, Rozeta Hajdari e Artane Rizvanolli, si dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.