​Granit Xhaka shënon autogol, por Bayer fitoi në fund

Bayer Leverkusen ka shënuar fitoren e radhës në një përfundim dramatik sonte si mysafir ndaj Stuttgart. Granit Xhaka me bashkëlojtarë deri te fitorja arritën në minutën e katërt shtesë të takimit edhe pse futbollisti kosovar shënoi autogol. Demiroviq solli vendësit në epërsi në minutën e 15-të, për të dyfishuar shifrat Woltemade në minutën e 48-të.…

Sport

16/03/2025 21:47

Bayer Leverkusen ka shënuar fitoren e radhës në një përfundim dramatik sonte si mysafir ndaj Stuttgart.

Granit Xhaka me bashkëlojtarë deri te fitorja arritën në minutën e katërt shtesë të takimit edhe pse futbollisti kosovar shënoi autogol.

Demiroviq solli vendësit në epërsi në minutën e 15-të, për të dyfishuar shifrat Woltemade në minutën e 48-të.

Frimpong zvogëloi epërsinë e Stuttgart në minutën e 56-të. Kur pritej që skuadra nga Leverkusen të rikthehej në lojë, Granit Xhaka shënoi autogol në minutën e 62-të.

Deri në fund të ndeshjes skuadra mysafire ‘ndezi’ motorët dhe riktheu rezultatin, fillimisht me golin e Hincapie në minutën e 68-të, ndërsa deri te barazimi erdhi dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt me autogolin e Stiller, ndërsa tri pikët e reja i siguroi në minutën e katërt të kohës shtesë përmes sulmuesit Patrik Schick.

“Farmaceutikët” kështu arritën te fitorja e 15-të në këtë edicion të garave në Bundesligë dhe vazhdojnë të renditen në pozitën e dytë të tabelës me 53 pikë, nëntë më pak se lideri Bayern Munih pas 26 xhirosh.