Granit Xhaka me lot në sy: Kur ishim të vegjël, prindërit na linin vetëm 18 orë në ditë

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka ndarë një rrëfim prekës për fëmijërinë e tij si pjesë e një familjeje emigrante, duke treguar sakrificat që kanë bërë prindërit për t’u siguruar një jetë më të mirë. “Ne kurrë nuk harrojmë nga vijmë. Lidershipin e kam pasur që në moshën 4-vjeçare. Prindërit e mi punonin gjatë gjithë ditës.…

Sport

20/03/2026 21:54

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka ndarë një rrëfim prekës për fëmijërinë e tij si pjesë e një familjeje emigrante, duke treguar sakrificat që kanë bërë prindërit për t’u siguruar një jetë më të mirë.

“Ne kurrë nuk harrojmë nga vijmë. Lidershipin e kam pasur që në moshën 4-vjeçare. Prindërit e mi punonin gjatë gjithë ditës. Punonin ekstra për të na dhënë atë që donim. Vëllai im është një vit më i madh se unë, ai ishte 5 vjeç, unë 4.

Por çelësin e shtëpisë e mbaja unë, kisha përgjegjësi për çelësat. Kishte periudha kur qëndronim deri në 18 orë vetëm në shtëpi.

Dhe gjithmonë them se nuk mund ta imagjinoj t’i lë vetëm fëmijët e mi për 18 orë. Nëna ime punonte nga ora 4 e mëngjesit deri në orën 3. Bënte ushqimin, vinte në shtëpi, përgatiste ushqimin tjetër dhe shkonte sërish në punë. Edhe babai im njësoj. Ne kurrë nuk harrojmë se nga vijmë. Nëse beson në diçka dhe punon fort, mund t’ia dalësh“, u shpreh ai.