Granit Rugova shpall kandidaturën për kryetar të KB Prishtina pas raportimeve për dorëheqje të Bekë Berishës

Pak minuta pas njoftimit se Bekë Berisha ka dhënë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të KB Prishtinës, ish-ylli i klubit, Granit Rugova, ka konfirmuar kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e skuadrës kryeqytetase të basketbollit. Në një postim në Facebook, Rugova thekson se vendimi për kandidim nuk lidhet me ambicie personale, por me dëshirën…

Sport

17/01/2026 18:55

Pak minuta pas njoftimit se Bekë Berisha ka dhënë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të KB Prishtinës, ish-ylli i klubit, Granit Rugova, ka konfirmuar kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e skuadrës kryeqytetase të basketbollit.

Në një postim në Facebook, Rugova thekson se vendimi për kandidim nuk lidhet me ambicie personale, por me dëshirën për të përdorur përvojën, njohuritë dhe energjinë e tij në menaxhimin e klubit. Ai shprehet se synon të bashkojë PLISAT, qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë tifozët e klubit për të rikthyer Prishtinën në rrugën e fitoreve dhe sukseseve, transmeton lajmi.net.

“Prishtina ka qenë pjesë e pandashme e jetës sime që nga paslufta. Ky klub më ka formuar si basketbollist, sportist dhe si njeri. Pas karrierës si lojtar, kam vazhduar të kontribuoj në udhëheqjen e sportit, si pjesë e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe më pas si Drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës. Kjo përvojë më ka dhënë një pamje të qartë se si duhet të udhëhiqet një klub i madh me vizion, stabilitet dhe transparencë,” shkruan Rugova.

Postimi i plotë: 

Sot, e ndiej obligim moral te marr pergjegjesi dhe ta shpreh haptas vullnetin tim per te pretenduar per poziten e kryetarit te klubit te zemres 🤍💙. Jo per ambicie personale, por sepse besoj se kam njohurite, pervojen dhe energjine per ta menaxhuar mire klubin dhe, bashke me PLISAT, qytetaret e PRISHTINES dhe te gjithe dashamiret e klubit, ta cojme klubin aty ku e meriton.
PRISHTINA ka qene pjese e pa ndarshme e jetes time qe nga pas lufta. Ne kete klub jam rritur si basketbollist, si sportist dhe si njeri. Kam perjetuar fitore, sfida dhe momente historike qe me kane mesuar cfare do te thote pergjegjesia ndaj fanelles dhe qytetit.
Pas karrieres si lojtar, vazhdova kontributin tim ne udheheqjen e sportit, ne Federaten e Basketbollit te Kosoves dhe me pas si Drejtor i Sportit ne Komunen e Prishtines. Kjo pervoje me ka dhene nje pamje te qarte se si duhet te udheheqet nje klub i madh, me vizion, stabilitet dhe transparence.
Prishtina nuk eshte thjesht klub sportiv.
Eshte identitet i kryeqytetit.
Eshte krenari qytetare.
Kjo eshte thirrje per bashkim.
Per pune te ndershme.
Per vizion te qarte.
Per PRISHTINEN.
Kthimi ne rrugen fitoreve dhe kupave 🏆.
Bashke mundemi dhe do t’ja dalim 🤍💙🏀./lajmi.net/