Granit Rugova bëhet ushtrues detyre i drejtorit të Ligës Unike

Bordi i Ligës Unike ka vendosur që Granit Rugova të jetë ushtrues detyre i Drejtorit të Ligës Unike. Kjo vjen pas dorëheqjes nga Dren Zatriqi.

Sport

08/12/2021 11:10

Rugova është Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës dhe ka përfunduar Programin Time Out 2.0 nga FIBA. Përvoja që ka Rugova, do ta ndihmojë që Liga Unike të vazhdojë së funksionuari sipas marrëveshjes së themelimit.

Rugova nuk do të ketë një punë të lehtë, megjithatë është i motivuar që ta kryejë me sukses. Liga Unike bashkon klubet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë, kurse në këtë edicion ka filluar edhe në konkurrencën e femrave.

Është hera e parë që një ligë bashkon klubet më të mira nga të dyja shtetet dhe një ëndërr që po realizohet, dhe ishte menduar se nuk do të funksiononte asnjëherë.

Ish-basketbollisti i cili ka fituar shumë trofe në karrierën e tij do të fillojë punën menjëherë me klubet dhe partnerët në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planit