Granit Miftari sjell së shpejti këngën e re “Me ty po du” (Foto)
Këngëtari Granit Miftari së shpejti pritet të ‘godet’ me projektin e ri, të punuar nga Nushi Music.
ShowBiz
Ky projekt është me tekst nga Lauras Uka ndërsa vijën melodike e ka punuar vetë këngëtari në bashkëpunim me producentin e studios së cekur me lartë.
Kjo këngë pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme, gjithashtu ky projekt është finalizuar edhe me videoklip nga produksioni Vija Production- Franqesk Frokaj.
Në këtë projekt Graniti do të vijë i shoqëruar edhe nga dy modele, e gjithë këto detaje i ka shpalosur vetë këngëtari në rrjetet sociale.