Granit Elshani raportohet se u dorëzua në Polici, nga Prokuroria s’jepen detaje

I njohur për autoritetet e hetuesisë dhe gjyqësisë, Granit Elshani raportohet se është vetdorëzuar në Polici. Granit Elshani , i cili ishte dënuar më 24 vite burgim për vrasjen e ndodhur në diskotekën “City Club” në Pejë, në vitin 2010 thuhet të jetë dorëzuar sot vullnetarisht. Elshani prej shumë vitesh është në hasmëri me një…

Lajme

04/11/2024 12:23

I njohur për autoritetet e hetuesisë dhe gjyqësisë, Granit Elshani raportohet se është vetdorëzuar në Polici.

Granit Elshani , i cili ishte dënuar më 24 vite burgim për vrasjen e ndodhur në diskotekën “City Club” në Pejë, në vitin 2010 thuhet të jetë dorëzuar sot vullnetarisht.

Elshani prej shumë vitesh është në hasmëri me një familje të njohur në Pejë, familjen Kelmendi.

Konflikti i nisur vite më parë u mori jetën shumë njerëzve.

Në lidhje me këtë rast lajmi.net ka tentuar të marrë përgjigje nga Policia dhe Prokuroria por ende s’ka asgjë.

Nga Policia thanë se nuk e dinë dhe se është më tepër përgjegjësi e Prokurorisë së Pejës, e këta të fundit nuk janë përgjigjur ende.

Ndryshe më 27 shtator të këtij viti, Gjykata Themelore në Gjakovë konfirmoi se Elshani i dënuar nga Apeli më 24 vite burgim nuk është gjendur në shtëpi për t’u dërguar në paraburgim.

Me këtë rast është lëshuar letër rreshtim vendor.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka konfirmuar se bazuar në vendimin e Apelit kanë lëshuar urdhëresë për Stacionin Policor në Pejë që Elshani të dërgohet në paraburgim Por se, sipas përgjigjes, kur Policia ka shkuar për zbatim të urdhëresës Elshani nuk është gjetur në shtëpinë e tij. Sipas deklarimit të familjarëve, Elshani nuk ndodhet në Kosovë

“Nga raporti i Policisë për zbatimin e urdhëresës, jemi njoftuar se i pandehuri G.E. nuk është gjetur në shtëpi, dhe sipas deklarimit të familjarëve të tij, ai nuk ndodhet në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Prandaj Themelorja në Gjakovë bazuar në raportet e Policisë ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore që ndaj Elshanit të lëshohet urdhër për shpalljen e Letërreshtimit vendor./Lajmi.net/