Grand Prix Spanja: Mercedes sinjale të forta me Hamilton e Russell – Verstappen e Perez 1-2

Mercedes ka lëshuar sinjale të forta në garën e Spanjës në Formula 1, duke treguar përmirësime të mëdha në performancë, ndonëse skuadra e Red Bull i fitoi dy pozitat e para.

Sport

22/05/2022 16:42

Max Verstappen ka marrë një tjetër fitore në Formula 1, duke fituar edhe garën e Spanjës, shkruan lajmi.net.

Pozitën e dytë e mori shoku i tij i skuadrës, Perez, kurse podiumin e kompletoi britaniku George Russell i Mercedes.

Garë të shkëlqyer bëri edhe Lewis Hamilton, i cili në xhiron e parë mbeti në pozitën e 19, por arriti të rikuperonte dhe të mbyllte gjithçka në pozitën e pestë.

Sainz i Ferrari e mbylli garën në pozitën e katërt duke shfrytëzuar një defekt në bolidin e Hamilton, kurse Charles Leclerc doli herët nga pista.

Garë të mirë bëri edhe Valtteri Bottas që përfundoi në pozitën e gjashtë. /Lajmi.net/