“Granata dore, uniforma ushtarake e armë” Gjenden mjete të pashpërthyera në Gjilan, KFOR-i dhe FSK bëjnë tërheqjen e tyre

Një rast i gjetjes së mjeteve të dyshimta është raportuar së fundi në Gjilan. Policia ka njoftuar se gjatë punimeve në rrugë janë hasur disa mjete të pashpërthyera, përfshirë fishekë, karikatorë, armë të gjata, granata dore dhe uniformë ushtarake që dyshohet se kanë mbetur nga periudha e luftës. Njësia policore e ka siguruar vendin e…

Lajme

27/08/2026 09:37

Një rast i gjetjes së mjeteve të dyshimta është raportuar së fundi në Gjilan.

Policia ka njoftuar se gjatë punimeve në rrugë janë hasur disa mjete të pashpërthyera, përfshirë fishekë, karikatorë, armë të gjata, granata dore dhe uniformë ushtarake që dyshohet se kanë mbetur nga periudha e luftës.

Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshimta pa ndonjë incident./Lajmi.net/