Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes. Grabitja ka ndodhur në Prishtinë, nën kërcënimin e armës, shkruan Lajmi.net. Viktima ka lajmëruar në Polici se dy personat që e grabitën i morën para. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së…

Lajme

14/09/2023 08:40

Një grabitje ka ndodhur në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Grabitja ka ndodhur në Prishtinë, nën kërcënimin e armës, shkruan Lajmi.net.

Viktima ka lajmëruar në Polici se dy personat që e grabitën i morën para.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së gjatë i kanë grabitur para. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.