Grabitja ndodhi më 2022 në Prizren – pas 3 vitesh, i dyshuari ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë
Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar nga autoritetet shqiptare dhe i është dorëzuar Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në një rast grabitjeje të ndodhur në Prizren më 22 korrik 2022. Grabitja kishte ndodhur në rrugën “Nazim Pulaj”, në ora 10:50 të datës 22.07.2022, dhe pas hetimeve të zhvilluara, autoritetet kanë identifikuar të dyshuarin…

Lajme
Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar nga autoritetet shqiptare dhe i është dorëzuar Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në një rast grabitjeje të ndodhur në Prizren më 22 korrik 2022.
Grabitja kishte ndodhur në rrugën “Nazim Pulaj”, në ora 10:50 të datës 22.07.2022, dhe pas hetimeve të zhvilluara, autoritetet kanë identifikuar të dyshuarin si të përfshirë në këtë rast, transmeton lajmi.net.
Më 11 shtator 2025, i dyshuari është ekstraduar në Kosovë dhe menjëherë pas pranimit nga ana e policisë, është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës.
Me vendim të prokurorit të çështjes, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim./lajmi.net/