Grabitet një tjetër filial i ‘Western Union’ në Prishtinë

Persona të panjohur kanë grabitur filialin e “Western Unionit” në Bregun e Diellit.

Lajme

18/12/2017 10:27

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Zëdhënësi i Policisë tha se rreth orës 09:30 kanë pranuar informatë për një grabitje në rr. “Gazmend Zajmi”, respektivisht në një nga filialet “Western Union”.

Borovci tha  se sipas informacioneve të para dyshohet që 3 persona kanë qenë pjesëmarrës në këtë grabitje. Ata, sipas tij, kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme si dhe ka filluar hetimet lidhur me rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.