Grabitet nën kërcënimin e armës tregtari i duhanit

Një tregtar në zonën e “Tregut ushqimor”, pranë zonës së njohur si “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet, ka rënë prè e grabitjes me armë gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte.

Lajme

04/12/2018 10:04

Sipas informacionit paraprak të policisë, persona të paidentifikuar i kanë marrë pronarit të një dyqani 30 steka paketash, nën kërcënimin e një sendi në dukje si armë.

Tregtari ka lajmëruar menjëherë policinë pasi ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që tashmë po merret në pyetje nga forcat blu.

Policia, nga ana e saj po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje. /Top Channel