Grabitet me armë zjarri furgoni që po transportonte paratë nga bankomatet tek “Albi Mall”- Plagoset një person
Të shtëna me armë zjarri pati pak orë më parë tek njëra prej hyrje-daljeve të qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë. Policia e Kosovës është deklaruar tashmë në lidhje me grabitjen e armatosur , ku u theksua se si shkak i të shtënave me armë zjarri në këtë rast është plagosur një person. “Sot rreth…

Lajme
Të shtëna me armë zjarri pati pak orë më parë tek njëra prej hyrje-daljeve të qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.
Policia e Kosovës është deklaruar tashmë në lidhje me grabitjen e armatosur , ku u theksua se si shkak i të shtënave me armë zjarri në këtë rast është plagosur një person.
“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para”,tha Flora Ahmeti për lajmi.net.
Ajo theksoi se personi i lëndaur është dërguar për trajtim mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
“Si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”.
Duhet përkujtuar që vite më parë një grabitej e ngjashme e armatosur dhe tejet e rrezikshme kishte ndodhur tek “Liqeni i Badocit”./Lajmi.net/