Grabitet me armë një kazino te Shkolla e Bashkuar

Një kazino në Tiranë ka rënë pre e një grabitje me armë. Një person i armatosur ka hyrë brenda kazinosë pasditen e së dielës në zonën e Shkollës së Bashkuar në Tiranë dhe ka marrë pazarin ditor.

Lajme

24/05/2015 18:54

Mësohet se gjatë grabitjes është shtënë edhe një herë në ajër me armë, por pa shkaktuar të lënduar në njerëz.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se personi që ka grabitur kazinonë ka qenë një i ri rreth 22 vjeç, ndërsa mendohet se në ambiente te jashtme të saj, ka qenë dikush tjetër që e priste dhe i “ruante krahët”.

Efektivët e policisë të sinjalizuar për grabitjen, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të saj si dhe për kapjen e autorëve, raportojnë mediat në Shqipëri.