Grabitën në dy rrugë të ndryshme në Deçan, prangosen dy persona
Policia e Kosovës, ka njoftuar se drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, me datë 11.03.2025, rreth orës 00:35, është njoftuar se në rrugën “Elez Geci&Maxhun Berisha” nё Deçan, ka ndodhur një grabitje. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje kanё takuar tre…

Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, me datë 11.03.2025, rreth orës 00:35, është njoftuar se në rrugën “Elez Geci&Maxhun Berisha” nё Deçan, ka ndodhur një grabitje.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje kanё takuar tre persona tё cilёt kanё informuar se viktima e rastit ishte ndaluar nga dy persona me veturё me targa vendore dhe sipas deklarimit tё viktimës tё dyshuarit ia kanё grabitur një mijë e gjashtëqind euro dhe njё telefon mobil tё cilët janё larguar në drejtim të panjohur.
Derisa pas një pune intensive të hetuesve, tё dyshuarit janё identifikuar dhe tё njëjtit janё arrestuar.
Ndërkaq pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit tё dyshuarit janё ndaluar për 48 orë. /Lajmi.net/