Gotze pranë rikthimit te Bayern, oferta e Flick e parefuzueshme

Bayern Munich po punon për të rikthyer sërish fantazistin gjerman Mario Gotze në ekip, duke qenë se ky i fundit është një futbollist i lirë, pasi i skadoi kontrata me Borussia Dortmundit.

Sport

23/09/2020 15:44

Sipas medieve gjermane, trajneri Hansi Flick ka vlerësuar rikthimin e Gotze dhe e ka kontaktuar personalisht këtë të fundit për t’i ofruar një vend në organikën e kampionëve të Evropës.

Aktualisht fantazisti ka oferta nga MLS-ja amerikane, por po mendon seriozisht një rikthim në “Allianz Stadium”, ku ka luajtur edhe në periudhën 2013-2016 dhe ka shënuar 36 gola në 114 ndeshje.

Te Bayerni gjermani 28-vjeçar do të marrë vendi ne lënë bosh nga braziliani Coutinho, i cili u rikthye te Barcelona dhe do të duhet të garojë me Thomas Muller për një vend në formacionin e Flick, me të cilin punoi bashkë në Botërorin e 2014-tes. /Lajmi.net/