Gomez tregon përparësinë e Liverpool për titullin e kampionit

Mbrojtësi i Liverpool, Joe Gomez, është shprehur optimist për titullin e Premierligës këtë sezon.

Sport

23/11/2018 22:30

“The Reds” kanë bërë disa transferime këtë sezon, si Naby Keita, Xherdan Shaqiri, Fabinho dhe Alisson.

Janë pikërisht transferimet pika që e bën Gomez të mendojë se Liverpool do t’ia dal në garën për titullin.

“Në sezonin e kaluar, mendoj se ishte kjo periudha më e vështirë për ne. Tani kemi shumë lojtarë dhe kemi mundësi rotacioni në formacion. Jemi gati” ka thënë mbrojtësi për uebsajtin e klubit, transmeton lajmi.net.

“Ka shumë ndeshje, sidomos në afërsi të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, me vetëm pak dit për rikuperim. Por mendoj se këtë vit kemi skuadër shumë më të fortë, shumë mundësi rotacioni. Kjo do ta bëjë diferencën me vitet e kaluara” ka thënë reprezentuesi anglez.

Liverpool e nisi sezonin me një seri prej 12 fitoreve. Ata këtë javë do të përballen me Watfordin. /Lajmi.net/