Goli i historisë së Kosovës nën tingujt e këngës ‘Titanic’

Përfaqësuesja e Kosovës realizoi fitoren e parë në kualifikime, qoftë për Botëror apo Evropian.

Sport

11/06/2019 10:11

‘Dardanët’ mposhtën Bullgarinë me rezultat 3-2 në udhëtim, e për më tepër fitorja erdhi në minutën e fundit, tamam si një ndeshje që do mbahet mend gjatë në kujtesat e sportdashësve.

Heroi i mbrëmjes së djeshme ishte Elbasan Rashani, i cili realizoi në minutën e 92-të pas krosimit të bukur të Milot Rashicës, transmeton lajmi.net.

Por në rrjetet sociale, më saktësisht në Twitter po qarkullon një video e golit të Rashanit nën tingujt e muzikës së filmit ‘Titanic’.

Ndryshe, Kosova tubon pesë pikë pas tre ndeshjeve në grupin A dhe renditet si e treta pas Çekisë që ka një pikë më shumë. /Lajmi.net/