Golgeterët e Botërorit

Grupet për Kampionatin botëror 2014 u caktuan të premten. Shumë skuadra të fuqishme do të kenë punë me njëra tjetrën nëse duan të kalojnë tutje për në fazën eliminatore të garës në Brazil. Mirëpo, në anën tjetër do të zhvillohet edhe një rivalitet i nxehtë në një tjetër kategori. Kush do të jetë golashënuesi më…

Sport

07/12/2013 09:26

Grupet për Kampionatin botëror 2014 u caktuan të premten. Shumë skuadra të fuqishme do të kenë punë me njëra tjetrën nëse duan të kalojnë tutje për në fazën eliminatore të garës në Brazil.

Mirëpo, në anën tjetër do të zhvillohet edhe një rivalitet i nxehtë në një tjetër kategori. Kush do të jetë golashënuesi më i mirë i garës? Më 2010, Spanja aplikoi një strategji të rrallë duke luajtur pa një qendërsulmues tipik dhe në fund çmimi i takoi sulmuesit të Uruguait Diego Forlan.

Por, vitin e ardhshëm në Brazil pritet një epilog tjetër. Fillojmë me radhë:

Neymar

Sulmuesi i Brazilit paraqet rrezikun kryesor te skuadra nikoqire. Këtë e dëshmoi edhe në Kupën e Konfederatave kur u shpall futbollisti më i mirë i garës. Përforcimi i ri i Barcelonës do të mundohet të shkëlqejë sërish në vendlindjen e tij por tani në një garë edhe më të rëndësishme duke shërbyer golat e nevojshëm për skuadrën e Luiz Felipe Scolarit.

Messi

Bashkëlojtari i Neymarit nga Barcelona, Lionel Messi nuk ka nevojë për prezantim. Ylli i Argjentinas tashmë një kohë të gjatë njihet si një prej golgeterave më të mirë në histori të futbollit. Dhe, këtë epitet do të mundohet ta dëshmojë edhe në nivelin ndërkombëtar, në një garë të rëndësishme si Botërori në Brazil.

Ribery

Ylli i Francës, Franck Ribery edhe pse nuk luan në rolin e një sulmuesi ai është shpeshherë golashënuesi më i mirë te skuadra e tij. Pas një stinori të jashtëzakonshëm ku fitoi gjithçka që mund të fitohet me Bayern Munichun dhe siguroi kualifikimin e mundimshëm për në Botëror, Ribery do të synojë ta prezantojë veten edhe në nivelin më të lartë në arenën ndërkombëtare.

Ronaldo

I fundit në listë por aspak i fundit për nga rëndësia. Ylli i Portugalisë ka shkëlqyer me formë të jashtëzakonshme deri më tani gjatë këtij sezoni dhe pothuajse i vetëm e kualifikoi skuadrën e tij për në Botëror duke realizuar katër gola në fitoren me rezultat të përgjithshëm 4:2 ndaj Suedisë në barazh. Për golat e tij nuk kemi çka flasim, vazhdimësi, dhe bukuri e rrallë.