Golden State shkatërrojnë San Antonion, Clippers mposhtin Rockets, kurse Buck bien në Atlanta
Golden State Warriors, LA Clippers dhe Atlanta Hawks kanë marrë fitore në mbrëmjen e kaluar në NBA. Skuadra e Golden State Warriors ka marrë një fitore të thellë në përballje me San Antonio Spurs, me rezultatin 132:95, shkruan lajmi.net. I papërmbajtshëm në këtë ndeshje ishte Jordan Poole i GSW, me 36 pikë të shënuara, derisa…

Sport
Golden State Warriors, LA Clippers dhe Atlanta Hawks kanë marrë fitore në mbrëmjen e kaluar në NBA.
Skuadra e Golden State Warriors ka marrë një fitore të thellë në përballje me San Antonio Spurs, me rezultatin 132:95, shkruan lajmi.net.
I papërmbajtshëm në këtë ndeshje ishte Jordan Poole i GSW, me 36 pikë të shënuara, derisa Steph Curry shënoi 16.
Te Spurs, më i dalluari ishte Keldon Johnson me 15 pikë të shënuara.
Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Clippers dhe Houston Rockets, ku LAC fituan me rezultatin 122:106.
Paul George ishte më efikasi në këtë ndeshje në radhët e Clippers, me 22 pikë të shënuara. Mirë bëri edhe Marcus Morris Sr., me 15 pikë, derisa te Rockets u dallua Jalen Green me 25 pikë.
Punët nuk shkuan mirë për Milawaukee Bucks, të cilët pësuan 121:106 përballë Atlanta Hawks. Këta të fundit u drejtuan nga De’Andre Hunter që shënoi 24 pikë dhe Trae Young që shtoi 21 sosh.
Paraqitje të mirë në këtë përballje pati edhe ylli i Bucks, Giannis Antetokounmpo, me 27 pikë të shënuara. /Lajmi.net/