Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Golat për Eusebion

7:00 | 7 Janar 2014

Ronaldo

Cristiano Ronaldo e nisi mbarë vitin 2014 duke shënuar dy gola në fitoren e Real Madridit kundër Celta Vigos  me rezultat 3:0 në Santiago Bernabeu. Ylli portugez e përcolli formën e mirë nga viti i shkuar edhe në këtë të riun. Dhe, menjëherë pas ballafaqimit ai ka bërë të ditur se dy golat e realizuar […]

Cristiano Ronaldo e nisi mbarë vitin 2014 duke shënuar dy gola në fitoren e Real Madridit kundër Celta Vigos  me rezultat 3:0 në Santiago Bernabeu.

Ylli portugez e përcolli formën e mirë nga viti i shkuar edhe në këtë të riun.

Dhe, menjëherë pas ballafaqimit ai ka bërë të ditur se dy golat e realizuar ia dedikon legjendës së Portugalisë, Eusebio i cili vdiq ditë më parë në moshën 71-vjeç.

“Këta dy gola t’i dedikoj ty Eusebio, por në fakt ti ishe ai që i shënove ata. Gjithmonë do të jesh në zemrën time”, shkroi Ronaldo në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Kurse, në një deklaratë të shkurtër për të përditshmen sportive madrilene AS, Ronaldo konfirmoi pjesëmarrjen në ceremoninë e Topit të Artë 2013, më 13 janar në Zurich.

Ai është finalist së bashku me Lionel Messin dhe Franck Riberyn.