Gol pas 40 pasimesh
Thonë se sekreti qëndron në stërvitje. Kurse, gjatë aplikimit në fushë e quajnë ‘tiki-taka’. Barcelona njihet për stilin e lojës me pasime të shpeshta që dinë të ‘trullosin’ skuadrat kundërshtare. Ajo e bëri këtë gjatë duelit kundër Celticut të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së gjashtë, të fundit në Grupin H të Ligës së…

Sport
Thonë se sekreti qëndron në stërvitje. Kurse, gjatë aplikimit në fushë e quajnë ‘tiki-taka’. Barcelona njihet për stilin e lojës me pasime të shpeshta që dinë të ‘trullosin’ skuadrat kundërshtare.
Ajo e bëri këtë gjatë duelit kundër Celticut të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së gjashtë, të fundit në Grupin H të Ligës së Kampionëve, fitore 6:1.
Prej kur kompania për statistika sportive Opta ka filluar të publikojë statistika për garën elite të klubeve evropiane, Barcelona ka thyer rekord për numrin e pasimeve para realizimit të golave.
Por, kundër Celticut, në duelin ku Neymar realizoi het-trik, njërin prej golave të tjerë e shënoi Cristian Tello, në minutën e 72’të.
Te rasti i golit të këtij të fundit, Barcelona bëri 40 pasime të sakta. ‘Tiki-taka’ është kthyer…