Goditje tjetër nga jashtë për Luizin, nga Instagrami i tij fshihen të gjitha fotografitë

Figura kyçe e spektaklit “Big Brother”, Luiz Ejlli vazhdon të ketë telashe me profilin e tij në rrjetin social “Instagram”. Pak ditë pasi u raportua se motra e tij ka marrë nën menaxhim këtë profil, tashmë shkodranit i janë fshirë të gjitha fotografitë, përcjell lajmi.net. Kjo vërehet qartë nga një klikim i thjeshtë në rrjetin…

ShowBiz

22/03/2023 20:31

Figura kyçe e spektaklit “Big Brother”, Luiz Ejlli vazhdon të ketë telashe me profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.

Pak ditë pasi u raportua se motra e tij ka marrë nën menaxhim këtë profil, tashmë shkodranit i janë fshirë të gjitha fotografitë, përcjell lajmi.net.

Kjo vërehet qartë nga një klikim i thjeshtë në rrjetin gjegjës social.

Luiz Ejlli, ka qenë kryefjala e garës në “Top Channel”, teksa shihet si favorit për të triumfuar.

Në anën tjetër, sa i përket ndjekësve në Instagram, ai ka shënuar rritje eksponenciale, madje duke regjistruar edhe rekorde.