Goditet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Kosovës
Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Bresje të Fushë Kosovës. Një person, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur me kamionetë këmbësorin, shkruan lajmi.net. Për pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi është dërguar në mbajtje. “Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 30.12.2025-05:01. Është arrestuar vozitësi mashkull…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Një person, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur me kamionetë këmbësorin, shkruan lajmi.net.
Për pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 30.12.2025-05:01. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me kamionët dyshohet nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/