Goditet me veturë një këmbësore në magjistralen Pejë-Prishtinë, gjendja e saj shëndetësore e rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Qyshk. Një këmbësore është goditur me veturë, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka thënë se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë. “Rreth orës 15:45, policia është njoftuar për…

Lajme

01/04/2025 16:49

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Qyshk.

Një këmbësore është goditur me veturë, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

“Rreth orës 15:45, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë -Prishtinë në fshatin Qyshk, një veturë ka goditur një këmbësore. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e lënduara është duke u trajtuar në emergjencë. Gjendja e saj është e rëndë”, ka thënë Gashi.