Goditën me shishe qelqi modelen Klea Prenga – Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën, 3 vite shërbim prove për Antonelën

Prokuroria ka kërkuar tre vite burg për Marinela Berishën, e cila së bashku me motrën e saj, Antonelën, goditën me shishe qelqi Klea Prengën në një restorant gushtin e vitit të kaluar. Po ashtu, prokuroria ka kërkuar tre vite shërbim prove për Antonela Berishën. Dy motrat Berisha u dorëzuan në tetor të vitit të kaluar…

ShowBiz

25/03/2025 14:51

Prokuroria ka kërkuar tre vite burg për Marinela Berishën, e cila së bashku me motrën e saj, Antonelën, goditën me shishe qelqi Klea Prengën në një restorant gushtin e vitit të kaluar.

Po ashtu, prokuroria ka kërkuar tre vite shërbim prove për Antonela Berishën.

Dy motrat Berisha u dorëzuan në tetor të vitit të kaluar pasi akuzohen për ‘plagosje të rëndë me dashje’.

Shkak i ngjarjes që bëri bujë ishin dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren, Topchanel.

Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 Gushtit në një restorant në kryeqytet.