Godin me kritika për Serie A: Ishim të ekspozuar ndaj koronavirusit deri në momentet e fundit

Ylli i Inter, Diego Godin, nuk ka kursyer kritikat për krerët e Serie A.

Sport

12/04/2020 20:07

Godin beson se lojtarët ishin pala më e ekspozuar ndaj virusit Covid-19, dhe për këtë ka fajësuar udhëheqësit e Serie A.

Uruguaiani beson se krerët e kampionatit italian janë vonuar në masat e tyre mbrojtëse, dhe për këtë kanë treguar edhe statistikat e tmerrshme në Itali.

“Ne ishim të ekspozuar deri në momentin e fundit. Ata tërhiqnin litarin për të parë nëse ne vazhdojmë të luajmë, deri kur situata doli nga kontrolla”, ka thënë Godin, transmeton lajmi.net.

“Sistemi shëndetësor kollapsoi, nuk ka shtretër të mjaftueshëm në intensivë, njerëzit janë në gjendje kritike”.

“Ne vazhduam të luajmë e të stërvitemi për disa javë, deri sa lojtari i Juventus rezultoi pozitiv dhe skuadra e tyre shkoi në karantinë. Aty ndaloi kampionati. Sigurisht, ndeshjet mund të kishin infektuar edhe të tjerë, kështu që të gjithë shkuam në karantinë”, shpjegoi tutje mbrojtësi. /Lajmi.net/