Godet xhamat në diskotekën e Gjilanit, alarmohen nga gjaku edhe disa banorë në Prishtinë
Raportohet për të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Lajme
Një person ka goditur xhamat në një diskotekë në Gjilan, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore vetes.
Pasi kishte ardhur me veturë në Prishtinë, banorët e rrugës “Muharrem Fejza” janë shqetësuar të shtunën kur kanë parë të parkuar një veturë që kishte njolla gjaku në të.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Policia e Kosovës, ndërsa agjencia e lajmeve Kosovapress kishte raportuar se vetura ishte sulmuar me armë zjarri dhe se dyshohej për të plagosur.
E gjithë kjo u mohua nga policia e cila doli me njoftim duke dhënë detaje rreth rastit.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan”, kishin deklaruar nga policia.
SQARIM: Ky lajm është edituar, pasi që fillimisht lajmi.net ka raportuar bazuar në informacionet e agjensisë së lajmeve Kosovapress, të cilat më vonë rezultuan të pasakta. Lajmi.net nuk ka pasur për qëllim raportimin e pasaktë ose të rrejshëm rreth ngjarjes, andaj edhe ju kërkon falje lexuesve të cilët kanë mundur të bien pre e raportimit të pasaktë për gjuajtje me armë zjarri. Pas njoftimit nga policia, lajmi.net kishte publikuar lajmin me informacionet e konfirmuara nga organet e rendit. /Lajmi.net/
