‘Goal.com’ tregon se cilat janë transferimet më të mira të këtij sezoni në Evropë
Kanë kaluar gati dy muaj deri në mbylljen e afatit kalimtar veror të transferimeve.
Sport
Gjatë verës që shkoi shumë lojtarë kanë ndërruar mjedis, disa prej tyre tashmë janë ambientuar në mënyrën më të mirë te skuadrat e reja.
Paco Alcacer ishte njëri prej tyre, që la Barcelonën për t’iu bashkuar Borussia Dortmundit.
Sulmuesi 25 vjeçar në katër paraqitje për gjermanët, ka arritur të realizoi plot shtatë herë.
Ai po ashtu prinë në listën e golashënuesve më të mirë të Bundesligës me gjashtë gola të shënuara.
Alcacer është pjesë e listës së ‘Goal.com’ me transferimet më të mira të kësaj vere.
Transferimet më të mira sipas ‘Goal.com’:
Jonathan Bamba: Nga Saint Etienne te Lille
Joai Cancelo: Nga Valencia te Juventusi
Gonzalo Higuain: Nga Juventusi te Milan
Jorginho: Nga Napoli te Chelsea
James Maddison: Nga Norwich City te Leicester City
Rui Patrico: Nga Sporting Lisbona te Wolves
Krzysztof Piatek: Nga Cracovia te Genoa
Alassane Plea: Nga Nice te Borussia Monchengladbach
Richarlison: Nga Watfordi te Everton
Andre Silva: Nga Milan te Sevilla
Tomas Vaclik: Nga Bazel te Sevilla.
/Lajmi.net/